array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Deklarata e pavërtetë që i mveshet Memli Krasniqit dhe Bedri Hamzës

Deklarata

Shef Fort kina mi Qepue Ksihovi BUGJETIT

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Është i rremë mbishkrimi i fotografisë “Shef Fort kina mi Qepue Ksihovi BUGJETIT” në fotografinë e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi dhe kandidatit të PDK-së, Bedri Hamza. Një deklarim i tillë nuk është bërë nga asnjëri prej zyrtarëve të PDK-së. Në PDK kanë thënë se postimi është i rremë dhe se fotografia është bërë në vitin 2022 me tjetër përshkrim nga kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Artikulli

Më 31.03.2024, faqja në Facebook ‘Met’i Kosova’ (arkiva) ka publikuar një fotografi të kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi dhe kryetarit të Mitrovicës, Bedri Hamza, i cili gjithashtu është zyrtarizuar nga PDK-ja si kandidat për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Në fotografi është vendosur mbishkrimi “Shef Fort kina mi Qepue Ksihovi BUGJETIT”.

Për të verfikuar këtë deklarim, Krypometër fillimisht ka kontrolluar profilin zyrtar në Facebook të kryetarit të PDK-së, nëse ka bërë ndonjë postim të tillë gjatë muajit mars 2024.

Pas analizimit të profilit të Krasniqit, Krypometër ka gjetur se kreu i PDK-së fotografinë që është përdorur në ilustrim, e ka publikuar në tetor të vitit 2022. Mirëpo në përshkrim nuk ka pasur ndonjë deklaratë të ngjashme me faqen Met’i Kosova, por është folur për qeverisjen e mirë të Mitrovicës.

“Me Bedriun kryetar, Mitrovica ka marrë hov të ri zhvillimi dhe qytetarët çdo ditë po e ndjejnë kujdesin, angazhimin e ndryshimin pozitiv të qeverisjes së mirë. Krenar me punën e tij dhe të ekipit të mrekullueshëm të PDK-së”- ka shkruar Krasniqi.

Lidhur me këtë çështje, Krypometër gjithashtu ka kontaktuar edhe me zëdhënësin e PDK-së, Valmir Klaiqi, i cili tha se deklarata e vendosur në postimin në fjalë është montazhë.

“Kjo është fotografi montazhë e publikuar dhe shpërndarë nga militantë të Vetëvendosjes në rrjete sociale të cilët në vazhdimësi denigrojnë liderët politik të Kosovës me montazhe të tilla. Këto propaganda tash e disa vite bëhen pandërprere dhe Policia e Kosovës duhet të jetë më vigjilente për  t’i gjetur këto grupe militantësh dhe t’i sjell para drejtësisë”- ka deklaruar Klaiqi për Krypometër.

Kryetari aktual i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, është zyrtarizuar nga Partia Demokratike të Kosovës si kandidat për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Në zgjedhjet e vitit 2021, Bedri Hamza kishte fituar Mitrovicën në rundin e parë të zgjedhjeve lokale me rreth 54% të votave, kështu që pas tetë viteve ky qytet nuk është udhëhequr më nga Agim Bahtiri.

Hamza ka qenë deputet i PDK-së për tri mandate, zëvendësministër i Ekonomisë dhe Financave (2008), ministër i Financave dy herë dhe Guvernator i BQK-së nga viti 2013 deri në 2017.