array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=1"
  }
}

Bali Muharremaj e mban fjalën

Deklarata

Premtimi: “Dy çerdhe në qytet dy çerdhe në fshatra. Në vitin e parë do të bëhen dy çerdhe në fshatra.”

 

Bali Muharremaj

Vlerësimi

E vërtetë

Në fshatin Mushtisht është hapur çerdhja e parë në vitin e parë të qeverisjes nga kryetari Bali Muharremaj. Ai e ka mbajtur gjysmën e premtimit të dhënë në DepatPernime për hapjen e dy çerdheve në vitin e parë. Muharremaj ka premtuar se brenda muajit tetor do të hapë edhe çerdhen e dytë dhe për këtë KRYPOMETRI do të vazhdojë të monitorojë.  

Artikulli

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj gjatë ditës së sotme ka njoftuar se është hapur një çerdhe në fshatin Mushtisht.

“Është një kërkesë, është një premtim i dhënë, është një kërkesë nga qytetarët dhe kjo kërkesë sot po realizohet”, ka thënë Muharremaj në një video të publikuar në profilin e tij zyrtar në “Facebook”.

Muharremaj, në debatin për balotazh në DebatPernime, ky i fundit i udhëhequr nga Jeta Xharra kishte premtuar se do të hap katër çerdhe.

“Dy çerdhe në qytet dy çerdhe në fshatra. Në vitin e parë do të bëhen dy çerdhe në fshatra”, kishte dhënë premtimin kryetari i Suharekës.

I kontaktuar nga KALLXO.com në lidhje me premtimin për dy çerdhe brenda vitit të parë të mandatit të tij, Kryetari Muharremaj tha se të dyja do t’i plotësoj brenda afatit të premtimit që ka dhënë.

“Unë i kam premtuar katër çerdhe por tani po premtoj që do të jenë gjashtë. Çerdhja e parë është hap sot, çerdhja e dytë, po flasim për çerdhet që i kam premtuar në vitin e parë nëpër fshatra do të bëhet brenda tri jave për shkak që duhet të dërgojmë edhe kërkesën edhe varet nga përgjigja e kërkesës”, tha Muharremaj për KALLXO.com.

KALLXO.com do të vazhdoj të monitoroj premtimet e kryetarëve të Komunave të Kosovës që i kanë bërë në DebatPernime.