Kryeministri Haradinaj në familjen e Dacit për ngushëllime

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj bashkë me kabinetin qeveritar sot vizitoi familjen e akademik, Nexhat Dacit.

“Bashkë me kabinetin qeveritar në vizitë ngushëlluese në familjen e Akademik, Nexhat Dacit, për të ndarë dhembjen për humbjen e Arianit”, shkroi Haradinaj në Facebook.

Familja e akademik, Nexhat Dacit ditën e shtune humbi djalin e vetëm të familjes, Arian Dacin. Djali i akademikut Nexhat Daci, njëherit edhe Zëvendësminstër i Diasporës, Arian Daci vdiq të shtunën në moshën 40-vjeçare, si pasojë e rënies së një orteku të borës në Brezovicë. Daci pas vetës la gruan dhe dy fëmijë.