Foto ilustrim

Arrestohet shtetasi i Serbisë për posedim të marihuanës

Në Gjilan është arrestuar një person, pasi të njëjtit i është gjetur një gram substanca narkotike të llojit mariun. Policia e Kosovës ka njoftuar se marihuana i është gjetur në veturën e të arrestuarit pas një kontrolli që i është bërë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se i arrestuari është me nënshtetësi të Serbisë dhe i njëjti është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Isa Boletini” në Gjilan.