Sektori i gjendjes civile në Komunën e Prishtinës zgjat orarin, do punojë në pauza dhe të shtunave

Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se Drejtoria e Administratës-Sektori i gjendjes civile do të punojë edhe gjatë pauzës dhe të shtunave deri në ora 14:00.

Orari i ri i punës do të zgjasë nga 23 korriku deri më 30 shtator.

“Të dashur qytetarë, duke filluar nga data 23 korrik deri më 30 shtator Drejtoria e Administratës – Sektori i Gjendjes Civile do të punoj edhe gjatë kohë së pauzës si dhe të shtuneve nga ora 10:00 deri në 14:00”, thuhet në njoftim.

Kërkesat për pajisje me dokumente personale nëpër komuna kryesisht shënojnë rritje gjatë sezonit të verës si shkak i udhëtimeve si dhe ardhjes së diasporës.