
Këshilli Grevist i BSPK-së: Shumica e shërbyesve civilë i janë përgjigjur kërkesës për grevë
Këshilli Grevist i Bashkësisë së Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka vizituar grevistët në Administratën e Komunës së Prishtinës
Ahmet Gashi, kryetar i Shoqatës sindikale të komunës së Prishtinës para media deklaroi se shumica e shërbyesve civilë i janë përgjigjur kërkesës për grevë.
“Edhe ne jemi në grevë si pjesë e sindikatave në nivel qendror, jemi duke e respektuar vendimin për grevë. Greva po shkon mirë dhe mbarë. Shumica e shërbyese civil janë përgjigjur, greva po vazhdon”, ka thënë Gashi.
Kurse, Ali Gashi kryetar i Sindikatës së Pavarur të Administratave të Kosovës (SPAK), potencoi se në grevë janë si shkak i pakënaqësisë për mos-realizim të kërkesave të tyre.
Ai tha se kanë shfrytëzuar të gjithë hapat në mënyrë që të mos vinte puna deri tek organizmi i kësaj greve.
“Jemi bashkë më shërbyesit civil të cilët si rezultat i pakënaqësisë kanë vendosur të jenë në grevë. Greva është shpallur pasi i kemi shfrytëzuar të gjithë hapat e paraparë me ligj. Përpos shkesave zyrtare e kërkesave për takim, në kemi bërë edhe protesta, greva paralajmëruese. Kemi qenë të detyruar të shfrytëzojmë edhe hapin e fundit, dërgimin e ndërmjetësit te qeveria vetëm që t’i ikim grevës, por qeveria nuk kas pasur kohë”, deklaroi Ali Gashi.
Sipas tij, kërkesat e tyre janë shtesat 100 euro në zbatim të ligjit për paga si dhe ndryshim në ligjin për skemën pensionale, reduktim tek stazhi prej 15 vitesh punë.
“Kërkesa jonë është fillimi i zbatimit të ligjit të pagave, kemi kërkuar të bëhet plotësim i ligjit për skemat pensionale tek stazhi prej 15 vitesh. Fillimin e zbatimit të ligjit të sigurimit shëndetësor. Të shihet mundësia që deri në zbatim të ligjit të pagave të ndahen 100 euro për zyrtarët publik. Tani është në dorën e qeverisë që të jap përgjigje këtyre kërkesave”, shtoi më tej ai.
Derisa, Rrahman Jashari tha se në emër të BSPK-së po lufton për të kërkesat e sindikatave, ai shtoi se “do luftojnë” edhe për policët e zjarrfikësit.
“Në emër të BSPK-së do ju them se nuk janë vetëm e kanë SBASHK-un me vete, madje në grevë po t’i lejonte ligji do ishin edhe policët, zjarrfikësit por ne do luftojmë edhe për kërkesat e tyre pasi janë të njëjta. Uroj që qeveria që sot të fillojë më dialog. E lus kryeministrin që të fillojë me realizmin e kërkesave duke nisur me 100 euro për çdo muaj deri të bëhet ligji”, ka thënë Jashari.
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) nga sot ka nisur grevën e përgjithshme në sektorin publik në vend.
BSPK-ja ka thirrur grevën deri në realizimin e kërkesave të sindikalistëve nga Qeveria e Kosovës. Në grevë tashmë kanë hyrë administrata komunale e institucione të tjera të vendit.
Rritja e pagës prej 100 euro për të gjithë të punësuarit derisa të miratohet e zbatohet Ligji për Paga, Plotësim- ndryshimi i Ligjit për Skemat Pensionale të financuara nga shteti dhe zbatimi sa më parë i Ligjit të miratuar dhe të shpallur për Sigurimin Shëndetësor qysh në 2014-ën janë tri kërkesat e sindikalistëve.
Nis greva e sektorit publik në Kosovë