Jeta në Komunë, Suharekë. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Bali Muharremaj përballë Jeta Xharrës - LIVE

I ftuari i radhës në debatin ‘Jeta në Komunë’ përballë Jeta Xharrës, është kryetari i komunës së Suharekës nga radhët e AAK-së, Bali Muharremaj.

Në debatin e sontëm Muharremaj do të ballafaqohet me premtimet e tij të dhëna në fushatën për zgjedhjet lokale të vitit 2017, punën e tij deri më tani në këtë mandat, si dhe punët e mbetura deri në fund të mandatit 4 vjeçar.

Muharremaj do të sfidohet për punët në sheshin e Suharekës, tenderin për Shtëpinë e Kulturës ‘Ukë Bytyqi’, si dhe për gjendjen e QKMF-së në Suharekë.

Gjithashtu temë e debatit janë edhe tenderët e fituar në këtë komunë nga firma e bashkëpartiakut të tij, Blerim Kuçi.

Muharremaj gjithashtu do të flasë për ‘punësimin me të njofshëm’ në komunën e Suharekës.

Ai po ashtu do të sfidohet me pyetje nga ‘Zëri i Qytetarëve’ për rrugët e pashtruara e me kërkesat e personave me nevoja të veçanta.

Në fund të emisionit, shfaqet një storie e suksesit e tri grave të suksesshme që merren me rritjen e pulave, lopëve dhe prodhimin e ajvarit.

Përveç kryetarit Muharremaj, prezent në studio do të jenë edhe asamblistët: Jeton Rrakaqi nga PDK, Aziz Bytyqi nga AAK, Nexhat Ramadani nga LDK, Dukagjin Palushi asamblist i pavarur, Bashkim Ndrecaj po ashtu asamblist i pavarur, si dhe përmes ZOOM-it pjesë e debatit do të jenë Herolind Bytyqi gazetar dhe Brahim Curri nga LDK.

Emisioni ‘Jeta në Komunë’ do të transmetohet në RTV Dukagjini, TV Syri, TV Mitrovica si dhe në Facebook të KALLXO.com, me fillim prej ora 22:30.