Gjakovë, banorët dhe opozita protestojnë kundër ndërtimit të një rruge

Banorë të komunës dhe opozita në Gjakovë janë duke e mbajtur një protestë në qendrën e qytetit, duke kundërshtuar ndërtimin e rrugës ‘Nënë Tereza’.

Sipas tyre, komuna po synon zgjerimin e rrugës për automjete, ngushtimin e trotuarit për këmbësorë dhe prerjen e pemëve.

Në protestë shihen dhjetra qytetarë dhe përfaqësues të bizneseve në këtë rrugë, të cilët kanë thënë se ngushtimi i trotuarit rrezikon veprimtarinë e bizneseve.

Në këtë protestë është parë edhe kryetari i komunës, Ardian Gjini, i cili pikërisht në këtë ditë e ka paraparë përurimin e fillimit të punimeve në këtë rrugë. Ndërsa ka akuzuar opozitën se është duke e politizuar çështjen.

Ndërsa përmes një njoftimi, komuna e Gjakovës ka thënë se komuna ka menduar për interesin e të gjithë pronarëve të objekteve përgjatë kësaj rruge.

Në vendin e ngjajes shihet edhe policia, që po synon të mbajë rendin dhe distancën sociale të protestuesve.