Fushë Kosovë, era e fortë dëmton kulmin e një objekti të komunës - FOTO

Kulmi i një objekti të komunës së Fushë Kosovës, ka pësuar dëme si shkak i erërave të forta.

Në disa pamje të siguruara nga KALLXO.com, shihet se punëtorët e komunës kanë dal për të sanuar problemin.

Maliq Berisha, drejtor i Shërbimeve Publike në komunë për KALLXO.com, ka dekaruar se është shkaktuar një dëm i vogël në objektin që është aneks i objektit kryesor, pasi ky i fundit nuk ka kulm.

“Po është shkaktuar një dëm i vogël në objektin ku ndodhen arkivi, dhe shërbimet e ujësjellësit e pastrimit. Është përvjelë një pjesë e kulmit. Objekti kryesor i komunës nuk ka kulm, pra, dëmet janë në objektin afër kryesorit”, ka  thënë Berisha.

Ai shtoi se dëmi është duke u rregulluar.