Bosnja goditet nga një tërmet me magnitudë 4.9 shkallë
30.12.2023 - 22:37
Tërmet me magnitudë rreth 5 shkallë goditi Bosnje dhe Hercegovinën këtë të shtunë rreth orës 21:00.
Sipas të dhënave, epiqendra e tërmetit ishte 17 km nga Zenica, me thellësi 9 km.
Sipas mediave lokale, dridhjet janë ndier edhe në Kroaci.
Deri në këto momente nuk ka të dhëna për dëme, derisa banorët në zonën afër epiqendrës kanë dal jashtë shtëpive.