Komuna e Gjilanit, Foto: Komuna e Gjilanit

Komuna e Gjilanit ofron mundësi punësimi(Konkursi)

Komuna e Gjilanit, Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale po kërkon të punësojë punonjës në sektorin e shëndetësisë në këtë Komunë. Afati për aplikim sipas konkursit të shpallur nga Komuna e Gjilanit është data 30 janar.

Në këtë konkurs kjo komunë po kërkon të punësojë një teknik/laborant. Për këtë pozitë sipas kritereve të konkursit kërkohet përgatitja e lartë profesionale, baçelor – drejtimi laborant i biokimisë i/e licencuar. Në konkurs është specifikuar se kontrata e punës është për kohë të pacaktuar, koeficienti: 5.4o, orari i punës: 40 orë në javë dhe puna provuese gjashtë muaj.

Në pozitën e dytë kërkohet të punësohet një teknik/e, e stomatologjisë. Kriter për këtë pozitë është shkolla e mesme e mjekësisë, drejtimi teknik i stomatologjisë i/e licencuar. Derisa kontrata e punës është për kohë të pa caktuar. Koeficienti: 4.80, kurse orari i punës 40 orë në javë dhe puna provuese gjashtë muaj.

Në pozitën e tretë përmes këtij konkursi Komuna po kërkon të punësojë një infermier/e, për punë në Ambulancën e Mjekësisë Familjare në Fshatin Vërbicë e Zhegocit.

Kushtet që duhet ti plotësojë kandidati për këtë pozitë është shkolla e mesme e mjekësisë, drejtimi i përgjithshëm dhe të jetë i / e licencuar. Kontrata e punës edhe për këtë pozitë është për  kohë të pa caktuar, ndërsa koeficienti: 4.80. Puna provuese gjashtë muaj.

Konkursi i plotë:

KOMUNA E GJILANIT

Në bazë të nenit: 7, 8, 10 paragrafi 1, nënparagrafi 2.1, dhe 2.2 nenit: 15, paragrafi:1,2 dhe 3 të Ligjit të Punës nr: 03/L-212, nenit 5 të Kontratës Kolektive Sektoriale të Shëndetësisë, dhe U.A. nr: 7/2017 për rregullimin e procedurave për themelimin e marrëdhënies së punës në sektorin publik, Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale publikon:

K  O  N  K  U  R  S

 I.- Titulli: /1/ një teknik laborant

 Mbikqyrës, shefi dhe drejtori

 Kushtet:

     – Pregaditja e lartë profesionale /baqellor/ -drejtimi laborant i biokimisë

     – të jetë i/e licencuar

 Kontrata e punës : në kohë të pacaktuar

Koeficienti: 5.4o

Orari i punës: 40 orë në javë

Puna provuese: /6/ gjashtë muaj.

 Përshkrimi i shkurtër i punëve: Pranon udhëzimet nga mjeku për analiza laboratorike kujdeset që analizat të jenë të kjarta dhe reale,kujdeset për mirëmbajtjen e aparaturës për analiza,mban llogari për të gjitha smundjet infektive dhe raporton në organet përkatëse, kujdeset për aporte të mira mes pacientvedhe punëtorëve shëndetësor , kujdeset që rezultatet e analizave të kryhen dhe të ju dorëzohen pacientve në kohën e duhur,bashkëpunon ngusht me kolegë dhe i kryen në mënyrë profesionale detyrat e parashtruara nga shefi.

  II.- Titulli: /1/ një teknik/e, të stomatologjisë

 Mbikqyrës: shefi i shërbimit të stomatologjisë

 Kushtet:

  • Shkolla e mesme e mjekësis / drejtimi teknik i stomatologjisë/
  • Të jetë i/e licencuar

Kontrata e punës: në kohë të pa caktuar

Koeficienti: 4.80

Orari i punës:40 orë në javë

Puna provuese:  6 /gjashtë/

 -2-

Përshkrimi i shkurtër i punëve: Administron dhe mban llogari për të gjitha instrumentet e punës në ordinancën e stomatologut, ndërmerr masa për parandalimin e infekcioneve, angazhohet në mbajtjen e higjienës.mirëmban në mënyrën e duhur të gjitha paisjet për punë në shërbimin stomatologjik, merr pjesë në trajnime të ndryshme  të cilat parashifen për ngritje të vazhdueshme profesionale nga lëmi i stomatologjisë, angazhohet për raporte të mira me pacient dhe kolegë, si dhe kryen punë tjera të parashtruara nga kryeinfermierja, shefi apo eprori.

III.- Titulli: /1/ një infermier/e, për punë në Ambulancën e Mjekësis Familjare në Fsh. Vërbicë e Zhegocit.

        Mbikqyrës: shefi dhe drejtori      

Kushtet: – shkolla e mesme e mjekësisë /drejtimi i përgjithshëm/

  • Të jetë i / e licencuar

  Kontrata e punës: në kohë të pa caktuar

Koeficienti: 4.80

Puna provuese: /6/ gjashtë muaj.

Përshkrimi i shkurtër i punëve: jep informata pacientve lidhur me kujdesin i cili ofrohet në institucionin shëndetësor, administron dhe mbanë llogari për terapinë e përshkruar nga doktori, ndërmerr masa për parandalimin e infekcioneve, kontribuon rreth mbajtjes së higjienës mirëmban në mënyrë të duhur të gjitha paisjet e nevojshme për punë, merr pjesë në trajnime të organizuara me qëllim të shkëmbimit të njohurive shëndetësore në mjekësinë familjare, kontribuon në krijimin e raporteve të shëndosha mes pacientit dhe personelit, kryen edhe punë tjera sipas urdhërit të personit përgjegjës.

Çdo aplikues për pozitat e lartcekura duhet të plotësoi dhe dorëzoj dokumentacionin me sa vijon:

  • Fletë aplikacionin e plotësuar
  • Dokumentacionin mbi përgatitjen dhe kualifikimin profesional/ fotokopje/
  • Licencën e punë
  • Dëshmin nga  gjykata kompetente  që nuk është  nën hetime ( e vlefshme  brenda afatit gjashtë mujor)
  • Çertifikatën  mbi gjendjen  shëndetësore (e vlefshme  brenda afatit gjashtë mujor)

Të gjithë kandidatët të cilët hyjnë në listën e ngushtë , do të ftohen në intervistë dhe për datën dhe vendin e mbajtjes së intervistës do të njoftohen me kohë.

Aplikacionet merren dhe të plotësuara dorëzohen në Arkivin qendror të Komunës së Gjilanit, gjegjësisht në zyrën për marrdhënie me publikun-shërbimi me qytetarë.

Afati për aplikim është /15/ pesëmbëdhjetë ditë, nga dita e shpalljes publike në gazetë ditore, dhe mjete tjera të informimit,

Dokumentet e pa kompletuara dhe ato të cilat arrijnë pas afatit nuk do të shqyrtohen.

19 Janar 2019 - 20:37

Naim Krasniqi 19/01/2019 - 20:37
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend