Këta janë 21 kandidatët që synojnë 5 pozitat në Këshillin Drejtues të Universitetit të Prishtinës

Senati i Universitetit të Prishtinës në mbledhjen e fundit që ka mbajtur më 10 qershor të këtij viti kishte shpallur konkursin për zgjedhjen e pesë anëtarëve të Këshillit Drejtues të UP-së.

Këta anëtarë pritet të zgjidhen nga radhët e personelit akademik.

KALLXO.com ka siguruar listën e 21 kandidatëve që kanë konkurruar për këtë pozitë në Këshillin Drejtues të këtij Universiteti.

Kandidatët që garojnë për pesë pozitat e anëtarit janë: Bedri Bahtiri, Zenun Halili, Arben Hajdari, Blerim Rexha, Naser Kabashi, Premtim Rashiti, Skender Ahmeti, Kemajl Bislimi, Zake Prelvukaj, Vjosa Hamiti, Avni Berisha, Armond Daci, Adem Rusinovci, Bujar Bajçinovci, Jeton Ahmetaj, Xhevdet Pantina, Sokol Krasniqi, Alberta Troni, Behxhet Mustafa, Qazim Hysenaj dhe Musaj Paçarizi.

Kandidati Bedri Bahtiri aktualisht është profesor asistent në Fakultetin Juridik, gjegjësisht në Katedrën Civile dhe Katedrën Historike Juridike.

Zenun Halili, është profesor i asocuar në Fakultetin Filozofik, gjegjësisht në Departamentin e Shkencave Politike.

Arben Hajdari, gjithashtu është profesor në Fakultetin Filozofik, si dhe shef i Departamentit të Historisë dhe Antropologjisë.

Kandidati Blerim Rexha është profesor i rregullt në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, si dhe shef i Departamentit të Kompjuterikës.

Naser Kabashi është profesor i rregullt në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës.

Kandidati Premtim Rashiti është profesor asistent në Fakultetin e Mjekësisë, gjegjësisht në Katedrën e Anatomisë.

Skender Ahmeti është profesor i rregullt në Fakultetin Ekonomik.

Kandidati Kemajl Bislimi është profesor i rregullt në Fakultetin e Shkencave Matematike Natyrore, në Departamentin e Biologjisë.

Zake Prelvukaj është profesoreshë e rregullt në Fakultetin e Arteve, në Degën e Artit Figurativ.

Kandidatja Vjosa Hamiti mban titullin profesor asistent në Fakultetin e Filologjisë, gjegjësisht në Departamentin e Gjuhës Gjermane.

Avni Berisha është profesor asistent në Fakultetin e Shkencave Matematike Natyrore, në Departamentin e Kimisë.

Kandidati Armond Daci, është profesor asistent në Fakultetin e Mjekësisë, në Degën e Farmacisë.

Adem Rusinovci është profesor i rregullt në Fakultetin e Arteve, në Degën e Artit Figurativ.

Kandidati Bujar Bajçinovci është profesor asistent në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, në Departamentin e Arkitekturës.

Jeton Ahmetaj, është profesor asistent në Fakultetin e Arteve, në Degën e Arteve Dramatike.

Kandidati Xhevdet Pantina është profesor asistent në Fakultetin e Arteve, në Degën e Artit Figurativ.

Sokol Krasniqi është asistent në Fakultetin e Mjekësisë, në Katedrën e Pedodoncisë dhe Ortodoncisë.

Kandidatja Alberta Troni është profesoreshë e asocuar në Fakultetin e Arteve, në Degën e Arteve Muzikore.

Behxhet Mustafa është profesor i rregullt në Fakultetin e Shkencave Matematike Natyrore, në Departamentiin e Biologjisë.

Kandidati Qazim Hysenaj është profesor i rregullt në Fakultetin e Mjekësisë, në Katedrën e Otorinolaringologjisë.

Musaj Paçarizi, është profesor i asocuar në Fakultetin e Shkencave Matematike Natyrore, në Departamentin e Kimisë.

Mandati i anëtarëve të Këshillit Drejtues do të fillojë me 1 tetor të këtij viti dhe do të zgjasë deri më 1 shtator të vitit 2021.

Sipas statutit të UP-së dhe rregullores së punës së Senatit, pas përfundimit të procedurës së kandidimit, komisioni zgjedhor prej tre anëtarësh i zgjedhur nga Senati i UP-së shqyrton dokumentacionin e kandidatëve të paraqitur.

Më tej është sqaruar se komisioni zgjedhor do të përcaktojë nëse kandidatët e paraqitur i plotësojnë kushtet dhe nëse dokumentacioni i aplikimit është i kompletuar.

Në vendimin e Senatit të UP-së, i cili mban datën 11 qershor, është thënë se komisioni duhet t’i paraqesë raport Senatit, me propozim të listës së kandidatëve që i plotësojnë kushtet për kandidim, kurse në fillim të mbledhjes zgjedhore, Senati shqyrton raportin e këtij komisioni dhe përcakton listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet.

E krejt në fund, zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Drejtues do të bëhet me votim të fshehtë.

Rektorati i Universitetit të Prishtinës në një përgjigje për KALLXO.com ka thënë se zgjedhjet për këta pesë anëtarë do të mbahen në mbledhjen e ardhshme të Senatit.

“Procesi zgjedhor për pesë anëtarët e KD-së planifikohet të mbahet në mbledhjen e radhës të Senatit”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Burime të KALLXO.com kanë bërë të ditur se mbledhja në të cilën do të votohen këta kandidatë, pritet të mbahet të premten (28 qershor)

https://kallxo.com/up-ja-shpall-konkursin-per-zgjedhjen-e-5-anetareve-te-keshillit-drejtues/

www.kallxo.com