Mbledhja e 48-të e Senatit të UP-së, Foto: Kallxo.com

UP-ja shpall konkursin për zgjedhjen e 5 anëtarëve të Këshillit Drejtues

Në mbledhjen që po mbahet nga Senati i Universitetit të Prishtinës u shpall konkursi për zgjedhjen e 5 anëtarëve të Këshillit Drejtues të UP-së, të cilët do të zgjedhen nga rradhët e personelit akademik.

Konkursi është i vlefshëm nga sot në periudhë prej shtatë ditëve, ndërsa në të nuk mund të marrin pjesë dekanët, rektorët dhe senatorët, të cilët nëse dëshirojnë të kandidojnë, duhet të japin paraprakisht dorëheqje nga pozita që e mbajnë.

Mandati i anëtarëve të Këshillit Drejtues do të fillojë me 1 tetor 2019 dhe do të zgjasë deri më 1 shtator të vitit 2021.