Enver Sekiraqa - Foto: KALLXO.com

Kërkohet paraburgim për vëllain dhe nipin e Enver Sekiraqës

Për familjarët e Enver Sekiraqës pritet të kërkohet masa e sigurisë, paraburgimi.

Burime të KALLXOcom bëjnë të ditur se Prokuroria Themelore në Prishtinë do të kërkojë paraburgimin e vëllait dhe nipit të Enver Sekiraqës për plagosjen që ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë.

Naser Sekiraqa dhe Fatlum Abazi po dyshohen për veprën penale vrasje në tentativë.

KALLXO.com më herët ka raportuar se dy të arrestuarit mbrëmë për plagosjen e dy personave të tjerë në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prishtinë, janë Naser Sekiraqa vëllai i Enver Sekiraqës dhe Fatlum Abazi familjar i këtyre dy të fundit.

https://kallxo.com/arrestohet-vellai-dhe-nipi-i-enver-sekiraqes-per-plagosjen-ne-prishtine/

ETIKETA

13 Qershor 2018 - 14:38

Arita Gërxhaliu 13/06/2018 - 14:38
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend