Kush janë shkaktarët kryesorë të aksidenteve në rrugë sipas Policisë së Kosovës?

Kliko këtu, bashkohu në grupin e KALLXO në Viber dhe informohu në kohë reale me lajmet kryesore gjatë ditës

_________________________________________________________________________________

Jeton Rexhepi, drejtor i Divizioni të komunikacionit rrugor në Policinë e Kosovës, ka thënë se pos faktorit njeri – që është shkaktar i mbi 80% të rasteve të aksidenteve në komunikacion, faktorë të tjerë janë edhe faktori rrugë dhe automjetet.

Nënkoloneli Rexhepi ka shtuar se si Polici kanë hetuar edhe operatorin mirëmbajtës të rrugëve por edhe përgjegjësit e institucioneve që nuk ndërmarrin veprime.

“Në momentin që ne shohim që nuk janë ndërmarrë veprimet që nuk janë të parapara me ligj, për operatorin ekonomik dhe mbikëqyrësin e tij është kompetencë e Policisë të ndërmarrë hapa” – tha ai në emisionin “Kallxo Përnime”.

Rexhepi ka thënë gjithashtu se ka pasur raste që janë marrë në pyetje inxhinierët dhe drejtorët e departamenteve që janë përgjegjës për rrugë, si të dyshuar për mosvendosje të sinjalizimit ku ka ndodhur aksidenti.

“Çdoherë ne marrim masa ndaj operatorëve por edhe ndaj përgjegjësve institucionalë për mosndërmarrjen e veprimeve sipas kontratës që e kanë” – ka thënë Rexhepi.

Jeton Rexhepi ka folur edhe për rrethin te Çagllavica, ku para dy muajsh një person ka vdekur pasi kishte “fluturuar” me veturë.

“Policia në planin e saj për këtë vit ka për detyrë t’i inspektojë rrethrrotullimet në nivel të rrugëve nacionale dhe ato lokale. Problemet e tjera që i ka identifikuar Policia janë njoftimi, ndriçimi, sinjalizimi  etj. Kemi bërë raport që i kemi dërguar Ministrisë së Infrastrukturës” – ka shtuar ai.

Sipas tij, ky raport u është dërguar edhe të gjitha komunave.

Aksident me fatalitet në Çagllavicë, vdes 35-vjeçari