Musliu: Rreziku nga shpejtësia në rrugët e Prishtinës, Komuna do të vendosë kamera në qytet
_________________________________________________________________________________
Ilirik Musliu, drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, tha se Prishtinën e kanë gjetur në gjendje të tmerrshme sa i përket sinjalistikës dhe sinjalizimit rrugor.
Në emisionin “Kallxo Përnime”, Musliu tha se Komuna e Prishtinës nuk ka pasur kontratë për sinjalizim 3 vjet e gjysmë.
“Me fillim ne e kemi ndërtuar një task-force dhe na ka ndihmuar shumë bashkëpunimi me Policinë e Kosovës. Kemi pasur edhe ekspertë sa i përket planit të mobilitetit, andaj me këto mendoj që kemi mbërri me bo diferencën në kryeqytet” – ka thënë Musliu.
Drejtori ka treguar edhe për dy projekte të Komunës: vendosjen e kamerave, të cilat do ta bëjnë matjen e shkeljeve në trafik, dhe projekti tjetër që ka të bëjë po ashtu me vendosjen e kamerave për matjen e shpejtësisë.
Musliu gjithashtu ka treguar edhe vendet ku do të vendosen këto kamera, bazuar në aksidentet në të kaluarën.