Rrethrrotullimet, shkaktarë të shpeshtë të aksidenteve

Kliko këtu, bashkohu në grupin e KALLXO në Viber dhe informohu në kohë reale me lajmet kryesore gjatë ditës

_________________________________________________________________________________

Një problem tjetër që ka dalë në pah në emisionin “Kallxo Përnime”, ku po diskutohet për sigurinë në rrugët e vendit dhe për aksidentet me fatalitet, janë edhe rrethrrotullimet.

Në debat u tha se shumica e rrethrrotullimeve në Kosovë janë ndërtuar pas ndërtimit të rrugëve.

Jeton Rexhepi, drejtor i Divizioni të komunikacionit rrugor në Polici, ka thënë se shumica e rrethrrotullimeve janë në rrugë të drejta.

“Në rrugë të drejtë nuk ka kënd të hyrjes në rreth, e as në dalje të rrethrrotullimit, d.m.th. gjithë e kanë një rreth me një rrugë të drejtë, e cila shpesh mund të jetë edhe vdekjeprurëse” – ka thënë nënkoloneli Rexhepi.

Eksperti i komunikacionit Nol Dedaj ka thënë se te rrethi i Çagllavicës janë identifikuar dy “pika të zeza”.

“Një rrugë me dy shirita është 60 në orë, pastaj vjen 80 e pastaj 40. Këtu nuk është bërë llogaritja e mirë e shpejtësisë së kufizuar krahasuar me kategorinë e rrugës” – ka thënë Dedaj.

Te rrethrretullimi në fjalë një person ka humbur jetën para dy muajve pasi ka “fluturuar” me veturën e tij.