Policia e Kosovës
Aksident me fatalitet në Çagllavicë, vdes 35-vjeçari
Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Çagllavicë, në Prishtinë. Viktima është një burrë 35 vjeç.
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ameti.
Ajo ka thënë se në aksident ka qenë e përfshirë një veturë me targa të huaja.
“Rreth orës 04:40 kemi pranuar informatën se në Çagllavicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet (me targa të huaja). Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar një person, i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”- ka thënë Ahmeti.
Ajo tutje ka njoftuar se trupi i viktimës, A.A është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Sipas saj me hetimin e rastit po merret njësiti i trafikut.