Krimet seksuale - VIDEO

Në emisionin “Kallxo Përnime” po diskutohet për mosdënimin e krimeve seksuale nga gjykatat e Kosovës.

Sipas të dhënave, më pak se 10 për qind e atyre që denoncohen për dhunim e krime seksuale shkojnë në burg.

Përse ka vonesa në trajtim të këtyre lëndëve nga gjykatat?

Pse jemi në situatë kur shteti liron me qindra persona me akuza të këtij lloji?

Cilat janë arsyet që kemi arritur në situatë ku krimet seksuale janë të pandëshkuara?

Për të debatuar lidhur me këtë temë, në panelin diskutues marrin pjesë: Agim Maliqi, gjyqtar në Gjykatën Supreme, Lumturije Vuçetaj, prokurore nga Prokuroria Themelore e Pejës, Fehmie Gashi-Bytyqi, avokate dhe Kastriot Berisha nga BIRN.