Jeta Xharra i kujton ish ministrit serb Masakrën e Prekazit

Përderisa ish ministri serb, Goran Bogdanoviq ka folur për ‘terrorin’ që sipas tij Njësia Speciale e Policisë së Kosovës po i shkakton serbëve të veriut, duke i krahasuar ata me policinë serbe, gazetarja Jeta Xharra i ka kujtuar atij Masakrën e Prekazit.

Në emisionin #KallxoPërnime, ajo tha se nuk mund të bëhen paralele Drenicë e Banjskë.

“Unë kam qenë gazetare në Prekaz (mars 1998) me një kameraman kur ka ndodhur sulmi i policisë dhe ushtrisë në Prekaz ku (ushtria e Serbisë) e ka plagos kameramanin, e policia me minahedhës (e tenka) e kanë sulmuar gjithë lagjen ku mbi 50 i kanë vra, shumica e tyre gra e fëmijë. Asnjë paralele ti s’mund ta bësh (të Drenicës) me Banjskë, ngase atje asnjë civil, asnjë pelegrin nuk është vrarë, paralelja nuk është e njëjtë”, tha Xharra.

Përderisa Bogdanoviq ka mohuar të ketë tentuar ta bëjë një krahasim të tillë por sipas tij vetëm po mundohet të ‘luftoj për të drejtat e popullit të tij’.

“Ju po më keqkuptoni, unë aspak nuk dua të krahasoj asgjë, unë vetëm dëshiroj të luftoj për bashkëjetesë, të drejtat e njeriut dhe ato civile të popullit tim në Kosovë, dhe dua të luftojë që në mënyrë të barabartë, ashtu siç shkruhet në Kushtetutën e Kosovës, të jenë të barabarta gjuhët serbe, shqipe dhe angleze. Unë dua që të respektohen të drejtat e mia fetare, dua të respektohet kultura ime”, tha ai.

LIVE – Ish ministri në Qeverinë e Serbisë: Miliona euro të destinuara për serbët e veriut u keqpërdorën nga grupet kriminale atje