Intervistë: Marc Weller - LIVE

Profesori i të Drejtës Ndërkombëtare dhe Studimeve Kushtetuese në Universitetin e Kembrixhit dhe këshilltar i qeverive të Kosovës në konferencën e Rambujesë dhe në procesin e Vjenës – që solli pavarësinë e Kosovës, Marc Weller, në intervistë për “KALLXO Përnime” po flet rreth marrëveshjes që pritet ta nënshkruajnë Kosova dhe Serbia.

Weller tregon se a ka rreziqe marrëveshja e re e Brukselit.

Çfarë duhet të bëjë Kosova nëse Serbia nuk e nënshkruan këtë marrëveshje?

A e ka pasur mundësinë Kosova të mos e nënshkruajë marrëveshjen për Asociacionin e komunave serbe më 2013 dhe 2015?

A e përfshin njohjen de facto marrëveshja e fundit?

Njëkohësisht, Naim Rashiti, udhëheqës i Grupit për Ballkan, i tregon rekomandimet e Institutit të tij se çka duhet të bëjë Kosova prej tash e tutje që të sigurojë avantazh në procesin e negociatave me Serbinë?

Çka mund të mësojë Kosova prej procesit të Prespës që i hapi Maqedonisë së Veriut rrugën për zgjidhjen e problemit me Greqinë dhe anëtarësimin në NATO?

Pse prapë shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk u bënë pjesë e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë?