Janjiq: Vuçiq e Kurti po e humbin kohën e qytetarëve
Dushan Janjiq nga Forumi për Marrëdhënie Etnike ka thënë se ekziston një organ koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Në emisionin “Kallxo Përnime” ai tha se ky organ u reduktua dhe u la si instrument paraqeveritar, në vend të asaj që parashikohej me Marrëveshjen e Ohrit.
“Përse Serbia nuk e ka reformuar organin koordinues për ato tri komuna, kur ato ekzistojnë. Kjo sepse ajo është duke bërë tregti. Pra, duhet ta kryejë koordinimin” – tha Dushan Janjiq.
Ai ka shtuar që Vuçiq dhe Kurti në thelb po blejnë kohë dhe po e humbin kohën e qytetarëve.
“Por mua Vuçiqi dhe Kurti më duken si dy partnerë idealë që shkojnë jashtëzakonisht mirë kur hedhin valle ‘tango’. Ata e bëjnë atë valle në mënyrë fenomenale. Kur ka nevojë – ka konflikt, kur ka dashuri – ka emocione, nuk është vërtet dashuri, por në thelb të dy ata blejnë kohë. Elita politike e Kosovës ka qenë e orientuar në drejtim jashtëzakonisht të gabuar. Se shkohej për tregti, “ne juve Asociacionin dhe ju neve njohjen” – tha Dushan Janjiq.