Gashi: Qeveria Kurti ka bërë gabime në hapa, nuk i ka shkarkuar policët që takuan Millan Radojqiqin

Takimi i strukturës komanduese policore të veriut me Aleksandar Vuçiqin dhe Millan Radojiçiqin në Beograd, po konsiderohet si gabim i kryeministrit Kurti.

Kreshnik Gashi nga KALLXO.com ka thënë se krejt kjo strukturë që ka qeveris një vit nën ombrellën e Millan Radojiçiqit e nën qeverisjen Kurti çfarë duhet të mendojnë qytetarët për këtë.

Ai në emisionin “KallxoPërnime”, ka shtuar se këta polic është dashur të shkarkohen menjëherë.

“Edhe i ka qitë në fotografi, 4 eprorët kryesor të zinxhirit komandues të Policisë së Kosovës në veri. Kryeministri Kurti, Qeveria është dashur që t`i shkarkoj ata, ditën që janë kthyer por nuk e ka bërë një gjë të tillë”, ka thënë Gashi.

Ndër tjera ai ka thënë se uniformën këta policë e kanë hequr veç kur kanë dashur vet.

“Policët që e kanë taku Millanin i kanë lejuar që ta mbajnë uniformën edhe 7-8 muaj”, tha ai

Ndërkohë deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj ka thënë se kjo që thotë Gashi është e vërtet por sipas tij lejimin e këtyre policëve në pozita udhëheqëse nuk i ka lënë Vetëvendosja por paraardhësit e tyre.

“Këto fakte po ti pranoj, nuk po them që nuk është ashtu, unë po e shoh në kontekstin politik. Unë e kam takuar vet kreun e policisë atje edhe atë shqiptar që është poshtë tij edhe çka ka ndodh aty?, me një tik të Serbisë, krejt ajo strukturë e cila është vendos nga MUP-i, nga rojet e urës që realisht kanë përfituar prej amnistisë, ta rrëzoj shtëpinë që u ndërtu në ‘iluzore’, prej qeverive të kaluara”, tha Rexhaj.

Ndërsa Gashi ka thënë se po të ishin shkarkuar këta persona dhe t`i thoshe LVV-ja, SHBA-së se e kam shkarku dikë që e ka takuar dikë, Kosova do të ishte në një pozitë më të favorshme.

“Po ti thoje SHBA-së që e kam shkarkuar dikë që e ka takuar dikë të cilin ti e ki në listën e zezë, ishe kanë në një pozicion më të favorshëm”, tha Gashi.

Rexhaj i është kundërpërgjigjur Gashit duke e pyetur se a i duken naiv si parti politike, pasi sipas tij këtë e kanë diskutuar edhe me SHBA-në.

“Ne si LVV kemi qenë të ndryshëm nga të tjerët, por tash po na shihet për të madhe kur nuk po veprojmë si partitë e tjera”, tha Rexhaj.

Në anën tjetër Gashi tha që të ndryshëmm do të ishin si LVV vetëm nëse e kishin bërë Vettingun në polici.

“Të ndryshëm kishi qenë nëse si kishi marr të gjithë këta eprorë të cilët kanë qenë të ish sistemit edhe me i emru në pozicione udhëheqëse”, tha Gashi

Më 23 mars të vitit të kaluar Pesë eprorë të Policisë së Kosovës në veri të vendit, ishin parë në takimin e thirrur nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Sigurisë.

Në të njëjtin takim sipas mediave serbe ku mori pjesë edhe i kërkuari tashmë për rastin “Brezovica” Millan Radojiçiq u diskutua edhe mbajtja e zgjedhjeve serbe në Kosovë.

 

Eprorët e Policisë së Kosovës rreshtohen para Milan Radojiçiqit dhe Aleksandar Vuçiqit – FOTO