Deri në 9% interes paguajnë fermerët për kredi
Bedri Kasumi, prodhues i patateve dhe grurit, ka thënë se nëse produktet e tij do të ishin të siguruara edhe kamata për kredi do të ishte më e ulët.
“Për mua si kompani nuk është shumë e lartë por për një fermer timin është shumë e lartë, e papërballueshme, 7, 8, 9%. Mirëpo nëse do të ishte e siguruar edhe bankat e kishin marr me risk më të vogël dhe sigurisht edhe kreditë do të kishin qenë me interes më të ulët” – ka thënë Kasumi në emisionin “Kallxo Përnime”.
Fatmir Selimi, magjistër i agro-ekonomisë, në ka thënë se qëllimi i tyre si IFC me projektin Kosovo Agri-Finance janë duke punuar në zvogëlimin e rrezikut të dëmeve në mënyrë që bankat të lëshojnë më shumë kredi për bujqit.
“Ne jemi duke punuar bashkë me bankat që i kemi partnere dhe jemi duke punuar që t’i zvogëlojmë rreziqet përmes sigurimeve bujqësore edhe përmes këshillimeve” – tha Selimi.