
Prodhimet vendore - LIVE
Në emisionin e sotëm “KALLXO Përnime” po debatohet për prodhimet vendore.
Për të diskutuar për sfidat e prodhuesve kosovarë të ftuar janë Bedri Kasumi nga fabrika e prodhimit të çipsave “Pestova Vipa Chips”, Astrit Bunjaku nga fabrika e prodhimit të produkteve nga qumështi “Drena”, Burim Piraj nga kompania “MEKA Hallall Food”, Ragip Millaku nga Shoqata e Gastronomëve, po ashtu pronar i Tregu Group, dhe i marketeve “Molla” dhe restorantit Molla e Egër Agroturizmi.
Cilat janë barrierat me të cilat po përballën prodhuesit?
Pse po vazhdon të rritet importi i produkteve ushqimore, në veçanti ato të prodhuara në Serbi?
Sa po e ndjejnë fermerët dorën e shtetit?
A po i financojnë shtetet fqinje prodhuesit e tyre për të shitur produktet në Kosovë?
A ka mungesë të punëtorëve në Kosovë?