Babai i Diana Kastratit: Ta drejtojmë gishtin kah prokuroria dhe gjyqësori

Gëzim Kastrati, babai i Diana Kastratit e vrarë më 2011 nga ish-bashkëshorti i saj, në KallxoPërnime thotë se përkundër përmirësimit të ligjit, viktimat e dhunës në familje nuk po ndalen.

“Deri më tani shumë herë kam ngrit zërin për këtë çështje, është mirë që dorasi është identifiku por kjo të jep alarm qytetar, alarm në tërë Kosovën që këto veprime edhe nga pushteti, shteti e organet e rendit që duhet ta ngrisin nivelin e mbrojtjes në këtë drejtim”, deklaroi Kastrati.

Ai shton se kur dëgjoi për rastin e Liridonës në fillim mendoi që ishte grabitje.

“Ne po mirremi me rastin vetëm kur ndodh rasti. Askush nuk po i heton recidivistët dhe ata që lidhur me krimin. Prokuroria e Gjyqësori po tregohen të butë lidhur me këto krime, po të kishim dënime më të rënda nuk do ishin tërë këto raste. Duhet ta drejtojmë gishtin kah Prokuroria dhe Gjyqësori që të jenë më të vëmendshëm”, përfundoi Kastrati.

Kallxo Pënime sonte diskuton për krimet ndaj grave: