Historia e grave të vrara në 12 vitet e fundit - LIVE

Në emisionin “Kallxo Përnime” po transmetohet reportazhi “Historia e reformës” që u kushtohet grave të vrara në Kosovë në 12 vitet e fundit.

Sa gra u vranë në Kosovë në 12 vitet e fundit?

A u shndërruan tragjeditë e vrasjes së grave e presioni publik shoqëror në Kosovë në gjenerator për reforma në sistemin e drejtësisë?

Çka duhet bërë shteti i Kosovës për mbrojtjen e jetës së grave sipas përfaqësuesve të institucioneve dhe shoqërisë civile?

Ndërsa në pjesën e dytë të emisionit shfaqen pamjet e inspektimit të objektit ndërtimor ku dyshohet se pësoi lëndime një punëtor.

Çka do të zbulohet në objektin ndërtimor ku dyshohet se ndodhi lëndimi i punëtorit?

Sa punëtorë u gjetën duke punuar pa kontrata në kompaninë e inspektuar?

Pse u ndërprenë punimet nga inspektorët?