Ambasadori suedez: Suedia ka kontribuar shumë për çështjen e Kosovës

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ka folur për liberalizimin e vizave për kosovarët.

Ai ka thënë se Presidenca çeke e BE-së e përgatiti terrenin për këtë.

“Presidenca çeke e BE-së ishte vjeshtën e kaluar, apo jo, pra, kur ne e morëm përsipër presidencën më 1 janar, vetëm që shikuesit tuaj të kenë edhe këtë fakt parasysh, apo jo. Por ne jemi jashtëzakonisht pozitivë për Kosovën dhe ne ishim ndër të parët që e njohëm Kosovën në vitin 2008 dhe mendoj se kemi kontribuar drejt këtij vendimi specifik…” – tha ambasadori

Ai ka shtuar se kosovarët do të udhëtojnë pa viza nga janari.

“Mendoj se duhet të guxojmë, duhet ta bëjmë këtë” – tha tutje ai.

Ambasadori Westerlund tha se Suedia ka votuar pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës në Strasburg.

“Siç mund ta dini, tashmë ka pasur një votim e që ka ndodhur para disa muajsh. Ata janë duke vazhduar diskutimet në Strasburg për këtë çështje, prandaj le të presim e le të shohim se çfarë do të ndodhë. Mendoj se vota dha një përshtypje për këtë që ekziston aty e që tregon që një numër i madh i shteteve anëtare që janë në favor të anëtarësimit të Kosovës” – tha tutje ai.

Në ambasadën sudeze çdo javë aplikojnë rreth 100 persona për t’u pajisur me viza të këtij shteti.

“Ambasada e Suedisë në Shkup është ajo që po merret me këtë pjesë, prandaj edhe unë nuk kam shifra të sakta për këto aplikime, por e di që ka një numër mbi 100 aplikime për çdo javë” – tha ambasadori suedez.

Ndryshe vendimi për liberalizmin e vizave për Kosovën është nënshkruar më 19 prill nga presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola dhe nga ministrja e Suedisë, Jessika Roswall, e cila e përfaqëson Këshillin e Bashkimit Evropian.

https://kallxo.com/lajm/nenshkruhet-vendimi-per-liberalizimin-e-vizave-per-kosoven/