Ilustrim

Problemi i qenve endacakë në Gorazhdec

Qentë endacakë janë prej vitesh makth për banorët e këtij fshati dhe deri më tani nuk është gjetur asnjë zgjidhje efektive.

Sipas banorëve të Gorazhdecit, ata kanë frikë t’i lënë fëmijët të shkojnë vetëm në shkollë, ndaj e kanë për obligim t’i shoqërojnë. Është veçanërisht e vështirë gjatë natës, ngase atëherë ata kanë dozë edhe më të madhe të frikës.

Azili apo ndonjë zgjidhje tjetër ende nuk ekziston, kështu që qentë ende lëvizin lirshëm në rrugë. Publiku profesional si edhe individë paralajmërojnë për këtë dukuri, por përgjigja nga institucionet mungon.

Megjithatë, në këtë vend nuk ka aq shumë qen agresivë, sepse me kalimin e kohës janë mësuar me mjedisin. Mirëpo, nuk i dihet kurrë me këto kafshë, ndërsa frika tek njerëzit është e pranishme në çdo moment.

Të gjithë shpresojnë për një zgjidhje sa më të shpejtë.

Autorja Ivona Kolasinac është nxënëse e gjimnazit “Sveti Sava” në Gorazhdec të Pejës.

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.