Gorazhdeci në mungesë të aktiviteteve për të rinjtë

Kur në Gorazhdec zhvillohet një shfaqje, kur vjen dikush nga jashtë ose ndodh diçka e pazakontë, të rinjtë e pranojnë atë me kënaqësi, marrin pjesë në të, madje edhe i kujtojnë ato ngjarje me ëndje.

Futbolli është një nga sportet më të dashura në Gorazhdec, ndaj të rinjtë mblidhen me vetiniciativë dhe i ushtrojnë fëmijët. Kjo është dëshmi se këtu ka potencial për hobi të tjera, por edhe mundësi që disa prej tyre të shndërrohen në profesionalizëm.

Gorazhdeci, i cili ndodhet në Komunën e Pejës sikurse edhe vendet e tjera më të vogla, ka probleme me mungesën e hobive dhe aktiviteteve për të rinjtë dhe fëmijët.

Kohëve të fundit, të rinjtë dhe fëmijët janë duke kaluar gjithnjë e më shumë në teknologji dhe rrjete sociale.

Teknologjia i ka anët e saj të mira, por edhe ato negative.

Fëmijët janë në fazë të rritjes dhe zhvillimit, ndaj dhe kanë nevojë për aktivitete fizike për të qenë sa më të shëndetshëm. Por, sot ka gjithnjë e më pak të tilla, sepse basketbolli, futbolli dhe sportet e hobitë e tjera po zëvendësohen me telefona dhe kompjuterë.

Fëmijët, siç thonë ata, më shumë duan të kalojnë kohë me miqtë me aktivitete, sesa të flisnin me ta në telefon.

Të rinjtë kanë vendosur të angazhohen për të përmbushur dëshirën e tyre dhe, kështu, kemi një grup adoleshentësh që po bëjnë përpjekje të ringjallin klubin e famshëm të futbollit Omladinac (Rinia), me qëllim që ta rikthejnë shkëlqimin e vjetër të futbollit në Gorazhdec dhe të aktivizojnë sa më shumë fëmijë.

Gjykuar nga deklaratat e fëmijëve, ata kanë pasur shumë nevojë për këtë, sepse u pëlqen të shoqërohen dhe të stërviten me moshatarët e tyre.

Trajnerët e këtij klubi, në deklaratat tyre të e mëparshme, janë shprehur se janë të kënaqur që kanë arritur t’i bëjnë fëmijët të lumtur.

Ata kanë një numër pajisjesh, por pamjaftueshëm në krahasim me nevojat.

Të rinjtë janë gjithmonë të lumtur të pranojnë mbështetje, lavdërime, si dhe donacione nga ata që dëshirojnë të mbështesin punën dhe ambiciet e tyre.

Autorja Miljana Zlaticanin është nxënëse nga fshati Gorazhdec i Pejës.

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.