Lumbardhi, Gorazhdec. Foto: OSBE

OSBE ndihmon qytetarët për pastrimin e lumit në Gorazhdec

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka njoftuar se në kuadër të aksionit ‘Let’s Do it Peja’, ka ndihmuar në zhvillimin e një fushate publike në të cilën banorët e fshatit Gorazhdec dhe fshatrave përreth do të kontribuojnë në pastrimin e shtratit të lumit Lumëbardhi i Pejës

“Gjatë muajve të fundit në kuadër të kampanjës Let’s Do it Peja së bashku me Radion Gorazhdec kemi zhvilluar një fushatë publike për përfshirjen e banorëve në sistemin e menaxhimit të mbeturinave komunale ku edhe kemi shpërndarë kutitë e mbeturinave me familjet të cilat kanë nënshkruar kontratën për grumbullimin e mbeturinave. Ne kemi mbështetur përpjekjet për të eliminuar deponitë ilegale të mbeturinave në shtratin e lumit lumëbardhi i Pejës”, thuhet në njoftimin e këtij misioni.

Foto: OSBE

Sipas Misionit të OSBE-së, një aksion i tillë është shumë i rëndësishëm sepse mbeturinat përreth këtij lumi kanë ndikim negativ në shëndetin e banorëve si dhe në tokat bujqësore. Poashtu ky aksion do të ndikojë edhe në bashkëpunimin e komuniteteve që jetojnë në këtë Komunë.

Foto: OSBE

“Të gjitha këto mbeturina kanë ndikim negativ në shëndet dhe në kulturat bujqësore për fshatin Gorazhdec dhe fshatrat përreth të Komunës së Pejës. Ky aksion përveç se  rezulton me një ambient më të pastër gjithashtu do të përmirësojë bashkëpunimin me komunitete të ndryshme në menaxhimin e burimeve të përbashkëta”, thuhet tutje në këtë postim.

Foto: OSBE