Foto: Radio Gorazhdeci
Rrugët e papastra të Gorazhdecit
Në rrugët e Gorazhdecit, në çdo hap, mund të shihen letra, copëza plastike apo qese. Ndërgjegjësimi i qytetarëve mbi jetesën e shëndetshme dhe të pastër nuk është në nivel të mjaftueshëm dhe, kështu, pa menduar shumë, mbeturinat e imëta hidhen në rrugë.
Para disa viteve, banorët e Gorazhdecit janë integruar në sistemin e shërbimeve komunale dhe mbeturinat e tyre grumbullohen dhe hidhen në deponinë e qytetit. Disa qytetarë, por edhe familje, ende refuzojnë të integrohen në sistemin komunal dhe krijojnë deponi të paligjshme në periferi të Gorazhdecit. Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Ambienti” për shërbimet e saj aplikon një tarifë në shumë prej 5 euro në muaj.
Ndërgjegjësimi i qytetarëve është në nivel të ulët, ndaj ndotja e mjedisit tyre është kthyer në përditshmëri normale për disa.
Përveç kompanisë “Ambienti”, në Gorazhdec janë disa punëtorë që kujdesen për pastërtinë në kuadër të autoritetit të përkohshëm. Ata merren me këtë problem një ose dy herë në vit. Padyshim që kjo nuk mjafton.
Vetëm në qendër të Gorazhdecit ka hapësirë për hedhjen e mbeturinave të vogla, që mund të jetë një nga arsyet pse pjesët e gjelbra përgjatë rrugëve janë mbuluar me mbeturina.
Autori Damjan Portic është nxënës i gjimnazit “Sveti Sava” në Gorazhdec të Pejës.
Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.