foto: Ilustrim

Pejë, vdes një 19-vjeçar, e zuri dheu në vendin e punës

Një 19 vjeçar ka vdekur sot në lagjen “Dardania 3” të Pejës pasi e ka zënë dheu në vendin e punës.

Këtë e ka konfirmuar Fadil Gashi, shefi i Zyrës për Informim në Policinë e rajonit të Pejës.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova ka thënë për Kallxo.com se në orën 08:30, Policia e ka marrë informatën që një person është lënduar në fshatin Gorazhdec. Vdekja e tij është konstatuar nga mjeku kujdestar në Spitalin e Pejës.

“Viktima e rastit menjëherë është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë dhe nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës. Viktima është mashkull i vitit 2001”, ka thënë Rugova.

Më tej ai ka thënë se në vendin e ngjarjes janë përgjigjur të gjitha njësitë relevante dhe se viktima me urdhër të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Deri tash i kemi vetëm këto. Pas raportit obduksionit dihet edhe motivi e arsyet dhe qysh ka ardhë deri te vdekja”, ka përfunduar Rugova.