Maketi i kompleksit memorial "Ibrahim Rugova" në Istog - F|oto: Facebook/HakiRugova

Istog, hajnat nuk kursejnë as memorialin 'Ibrahim Rugova', vodhën kamerat sigurisë

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje në objektin memorial “Ibrahim Rugova” në Istog.

Sipas njoftimit, dje rreth orës 10:00, një punëtor i një kompanie ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar në brendinë e objektit të memorialit “Ibrahim Rugova”, dhe kanë kryer një vjedhje.

Policia ka njoftuar se të dyshuari nga aty kanë vjedhur sistemin e vëzhgimit të kamerave, sistemin e zërimit dhe një pjesë të ndriçimit.

Në lidhje me këtë rast, në raportin  e policisë nuk raportohet për persona të arrestuar.