Ilustrim

Inteligjenca britanike paralajmëron rrezikun nga ISIS-i

Kreu i inteligjencës së Britanisë së Madhe, Andrew Parker ka paralajmëruar se i ashtuquajturi Shtet Islamik (ISIS) ka për qëllim që të kryejë më shumë sulme në Evropë, sikurse ai me kamion në vitin 2016 në Berlin.

Parker do ta tërheqë vërejtjen për këtë në Berlin, në takimin e shefave të sigurisë evropiane.

Ai pritet që po ashtu ta fajësojë Rusinë për sulmin me agjent nervor në Salisbury, ndaj ish-agjentit rus dhe të bijës së tij.

Fjalimi i tij do të mbahet pasi një person mbeti i vdekur dhe katër të tjerë të lënduar në një sulm me thikë që ndodhi këtë të shtunë në Paris, raporton BB.

Përgjegjësinë e sulmit e mori mbi vete ISIS-i.