Ilir Meta tregon arsyet pse anuloi zgjedhjet

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka dalë mëngjesin e kësaj të hëne në një konferencë të jashtëzakonshme për media, për të sqaruar vendimin e tij në lidhje me anulimin e zgjedhjeve lokale më 30 qershor.

“Presidenti është i organi i vetëm kushtetues që cakton datën e zgjedhjeve. Sipas kushtetues pa pasur një datë të caktuar nga presidenti zgjedhjet e përgjithshme apo ato vendore nuk mund të zhvillohen në Republikën e Shqipërisë. Kurrsesi data e zgjedhjeve nuk mund të jetë ditë përçarëse”, tha Meta.

Sipas tij ekziston rreziku real që Shqipëria të shkojë drejt përshkallëzimit të parparashikueshëm që mund të shkaktojë pasoja të paparashikueshme.

“Është rrezik për paqen në vend”, u shpreh Meta.

Presidenti shqiptar deklaroi se zhvillimi i zgjedhjeve pa garë dhe pa pjesëmarrjen e opozitës cenon disa parime kushtetuese.

“Ky proces zgjedhor është fiktiv dhe është farsë dhe standardet jo vetëm që nuk përmbushen por shkelen”, tha tutje ai.

Teksa firmosi drejtpërdrejt dekretin në Presidencë, Meta e mbylli konferencën me simbolin kombëtar, shqiponjën.