Foto: Ilir Meta / facebook

Ilir Meta: Robert Necaj që shpëtoi dy fëmijë nga dallgët e detit është simbol i sakrificës

Robert Necaj, vrojtues në plazhin e Shëngjinit ka shpëtuar dy fëmijë që po rrezikonin të mbyteshin nga dallgët e detit.

Kështu ka bërë të ditur përmes rrjetit Facebook, ish presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Ai shtoi se Necaj është hero i heshtur i ditëve të zakonshme.

“Dy fëmijë janë sot në jetë falë aktit të këtij djali të jashtëzakonshëm, që edhe pse pa i njohur, luftoi me dallgët, duke rrezikuar jetën e vet, për t’i shpëtuar. Të tre sot janë mes nesh dhe ky është një lajm i mrekullueshëm. Mirënjohje dhe respektin më të thellë për këtë simbol frymëzues të sakrificës dhe dashurisë për jetën në emër të vlerave më të larta humane”, ka shkruar Meta.