Haxhiu: Duhet të përfundoj çështja e secilit zyrtar që është ushtrues detyre me vite të tëra

Kuvendi i Kosovës është duke vazhduar seancën e dytë të jashtëzakonshme e cila ka të bëjë me gjendjen në arsim.

Në emër të AAK-së, foli deputetja Teuta Haxhiu e cila njëherësh është edhe anëtare e komisionit për arsim.

“Secili subjekt politik në këtë Kuvend ka ndikuar që të jetë arsimi në këtë gjendje, bash secili subjekt pa përjashtim, atëherë ky është problem i joni si shoqëri“, tha ajo.

Ajo duke folur për arsimin fillorë tha që duhet të largohen mësimdhënësit joprofesional në shkollat fillore.

“Duhet në arsimin fillorë të i largojmë punësimet joprofesionale, dhe ky nuk është vetëm problem i ministrit, secili që ka përgjegjësi duhet të jap llogari, dhe llogari nuk jep askush”, theksoi ajo.

Deputetja e AAK-së, ngriti shqetësimin edhe për numrin e madh të ushtruesve të detyrës në MAShT, duke thënë që kjo dukuri duhet të ndalet.

“Deri kur më me ushtrues detyre në departamente, ushtrues detyre është ni detyrë që secili thotë që nuk ka përgjegjësi, aty bëhen pazaret, duhet të përfundoj çështja e secilit zyrtarë që është ushtrues detyre me vite  të tëra sepse aty askush nuk e merr përgjegjësinë”, theksoi ajo.