Haradinaj: Të gjithë jemi Izet sot (VIDEO)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e quajti hero policin e vrarë ditë më parë në Istog.

Në ceremoninë e varrimit të Izet Demajt, Haradinaj tha se duhet të jemi më afër se kurrë me policinë e Kosovës.

“Rasti i Izetit është porosi e qartë për ne Kosovë që nuk guxojmë me lanë policin vetëm, çdo qytetar është polic, të gjithë jemi me Izetin, familjen e Izetit dhe misionin e Izetit. Të gjithë jemi Izet sot, nesër dhe gjithmonë”, tha  Haradinaj.

Mijëra njerëz po marrin pjesë në varrimin e policit Izet Demaj i cili mbeti i vrarë në një aksion kundër grabitjes së një banke në Istog.

Një numër i madh i qytetarëve kanë marrë rrugën për në Koshare, ku pritet të varroset me nderime shtetërore në varrezat e dëshmorëve në Koshare, polici i vrarë të enjten në Istog, Izet Demaj.

Gazetari i KALLXO.com, raportoi se kolona e veturave nga Peja për në Koshare është shumë e gjatë.

Qindra vetura janë nisur në drejtim të Koshares për t’ia dhënë lamtumirën e fundit policit Izet Demaj.

Qalaj: Kemi më shumë motivim për ta luftuar krimin

https://www.youtube.com/watch?v=JHCss6Ci88Y

29 Dhjetor 2018 - 15:35

Kastriot Berisha 29/12/2018 - 15:35
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend