Sindikata e Policisë ndanë 6 mijë euro për familjet e tre policëve të rënë në detyrë

Sindikata e Policisë së Kosovës ka vizituar gjatë ditës së sotme tri familjet e tre zyrtarëve policor të cilët kanë rënë në detyrë në vitet e fundit.

Sindikata përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ka vizituar familjet e zyrtarëve policor të rënë në detyre, Sami Thaqi, Izet Demaj dhe Ever Zymberi, që të tre të shpallur “Heronj të Republikës së Kosovës”.

Sipas njoftimit, Sindikata e Policisë së Kosovës ka mbështetur këto familje edhe me nga një shumë të parave prej 2 mijë euro për secilën familje.

“Sindikata e Policisë së Kosovës gjithmonë ka pasur mision përkujdesjen e familjeve të policëve të rënë në krye të detyrës zyrtare”, thuhet në njoftimin e Sindikatës së  policisë së Kosovës.

21 është numri i zyrtarëve policor të cilët kanë vdekur në uniformën e Policisë së Kosovës.

Me 28 janar 2020, zyrtari policor Sami Thaqi, pjestar i Njësisë Speciale të Kosovës, ra në krye të detyrës pas një shpërthimi i cili ndodhi  gjatë një bastisje në fshatin Zhur të Komunës së Prizrenit.

Në këtë rast, mbetën të lënduar edhe dy  zyrtar polcior të tjerë si pasojë e shpërthimit të një eksplozivi.

Edhe zyrtari policor Izet Demaj ra në krye të detyës gjatë intervenimit pë parandalimin e një garbitje në një bankë në Istog.

Demaj ishte vrarë nga një i dyshuar i cili kishte tentuar të grabiste një bankë në Istog.

Nërsa zyrtari policor Enver Zymberi, pjesëtar i Njësisë Speciale në Policinë e Kosovës ishte vrarë më 25 korrik 2011 gjatë aksionit të njësive speciale për vënien e rendit dhe kushtetutshmërisë në veri të Kosovës.

Babai i tre fëmijëve, polici Enver Zymberi kishte ndërruar jetë pak orë pasi ishte plagosur. Ai është shpallur hero i Kosovës.

Më 20 prill të vitit 2015, në gjykatë, në veri të Mitrovicës janë shpallur të pafajshëm Radovan Radiq dhe Millovan Vllaskoviq, të akuzuar për pjesëmarrje në vrasjen e policit Enver Zymberi.

Dy persona tjerë po për këtë vrasje janë duke u kërkuar me fletarrest ndërkombëtar, pasi ende ndodhen në arrati.