Varroset ish-luftëtari i UÇK-së Qerim Kelmendi

Në fshatin Gllogjan të Deçanit u mbajt ceremonia e varrimit të luftëtarit të UÇK-së Qerim Kelmendi i cili u gjet i vrarë të enjten e kësaj jave.

Në ceremoninë e varrimit folën bashkëveprimtar të tij.

Blerim Muriqi, bashkëveprimtar tha se Qerim Kelmendi është rënia e re.

“Shokët Qerim ma kërkuan që sot të flisja këtu sikur ka folur heshtja. Do ta doja ajo të mos fliste as sot që sot ti të ishe këtu në mesin tonë për t’ju folur të rënëve përjetësisht, netëve të gjata për të bsieduar. Por jo, ti sot je njëri nga at. Ti je rënia e re. Gllogjani sot e ka thirrur edhe diellin për ty”, u shpreh Muriqi.

Ndërkaq, Ibish Neziraj një tjetër bashkëveprimtar u shpreh se Kelmendi asnjëherë nuk do të ndahet nga atdheu.

“Nuk e kemi menduar kurrë se do të ndahemi kaq shpejt prej teje. Ti ishte njeri i drejtë dhe  ndershëm, trim nga të parët. Tani po vjen pranë tyre pasi pushka tradhtare të mori nga failja por kurrë nga atheu nga Kosova e Shqipëria”, tha ai.

Trupi dhe vetura e Kelmendit u gjetën të djegura mëngjesin e së enjtes, në fshatin Zahaq në Pejë, përderisa ende nuk dihen rrethana të tjera të ngjarjes.

Ndërkaq, sot në nderim të tij në qytetin e Pejës, janë bërë homazhe.