Haradinaj takohet me UD e shefit të EULEX-it

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim ushtruesin e  detyrës së shefit të EULEX-it Bernd Thran.

Haradinaj përmes një publikimi në Facebook i ka uruar detyrën e re në krye të EULEX-it.

Haradinaj po ashtu ka shprehur vullnetin për fuqizim të sistemit të drejtësisë.

“Prita në takim UD shefin e EULEX-it, Bernd Thran, të cilit i urova detyrën e re në krye të misionit të BE-së për sundim të ligjit. Me ushtruesin e detyrës së EULEX-it, si mision i tanishëm këshillëdhënës, shprehëm vullnetin e dyanshëm për intensifikimin e bashkëpunimit për fuqizimin e sistemit të drejtësisë. Kosova, së bashku me BE-në dhe shtetet aleate, ka arritur progres substancial në konsolidimin e sundimit të ligjit”, ka shkruar Haradinaj.