Ramush Haradinaj. Foto: Kallxo.com

Haradinaj: Pres që Austria të vazhdojë të jetë zë i Kosovës në BE

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se është i bindur se këtë momentum të krijuar në rajonin tonë do ta fuqizojë edhe më shumë presidenca e radhës nga Austria.

“Kancelarit, Sebastian Kurz i dëshiroj lidership të suksesshëm gjatë kryesimit të Këshillit të BE-së. Në këtë kontekst, pres që Austria mike të vazhdojë të jetë zë i Kosovës në strukturat e Bashkimit Europian”, ka shkruar kryeministri Haradinaj në Facebook.

Haradinaj më tej ka shtuar se kryesimi i Këshillit të Bashkimit Europian nga Bullgaria ka krijuar një frymë të re bashkëpunimi ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe përafrimit të tyre me vlerat dhe strukturat europiane.