Haradinaj: Kam kërkuar hetim në rastin e hotel ‘Adriatiku’

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka komentuar rastet e humbjeve të jetës në vendin e punës.

Haradinaj tha se rregullimi ose zbatimi i Ligjit të Punës dhe kushteve në punë është obligim i qeverisë të cilët sipas tij duhet të jenë zbatues.

“Përgjegjësia bien mbi qeverinë për zbatimin e ligjit dhe mbi institucionet e tjera siç janë komunat. Duhet mu shtu serioziteti në zbatimin e ligjit të punës të drejtat në punë çdo gjë që lidhet me të drejtat në punë”, tha Haradinaj.

Haradinaj për rastin e fundit në Mitrovcë tha se ka kërkuar hetim për të konstatuar përgjegjësit.

“Duhet mu kriju një hetim me pa ku fillojnë përgjegjësitë dhe ku mbarojnë. Kam kërkuar hetim për këtë rast”, tha Haradinaj.

https://kallxo.com/kryeministri-kerkon-hetim-per-vdekjen-e-te-riut-nga-shembja-e-hotelit-adriatik-ne-mitrovice/