VIDEO: Mitrovicë, shembet edhe një pjesë e hotelit “Adriatik”

Një incident i ri është shënuar sonte në hotelin “Adriatik” në qendër të Mitrovicës.

Një pjesë e objektit është shembur.

Rastin e ka konfirmuar për KALLXO.com edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas zëdhënësit, informacionet e para tregojnë se nuk ka të lënduar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia dhe njësitet emergjente.

Zëdhënësi tha se dyshohet se është shembur një pjesë brenda objektit.

KALLXO.com ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.

Një vit më parë ishte shembur një pjesë e të njëjtit hotel.

Si pasojë e lëndimeve të marra pasi kishte mbetur nën rrënoja kishte vdekur një punëtor, Lavdim Behrami.

Trupi i tij ishte nxjerrë nga njësitë e Forcës së Sigurisë së Kosovës më 23 prill 2019.

https://kallxo.com/shkurt/flet-familjari-i-djalit-te-vdekur-nga-shembja-e-hotelit-adriatik/