Haradinaj i shpall luftë drogës në shkolla

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë është folur për fillimin e fushatës dhe formimin e Task Forcës kundër drogave nëpër shkolla.

Vendimi për fillimin e fushatës kundër përdorimit të narkotikëve dhe formimi i Task Forcës kundër narkotikëve dhe sigurisë në shkolla, ka marrë aprovimin e kabinetit qeveritar në mbledhjen e sotme.

Sipas kryeministrit Ramush Haradinaj qëllimi i formimit të Task Forcës është parandalimi, luftimi dhe largimi i drogës nga institucionet shkollore.

Sipas Qeverisë, ky do të jetë qëllim primar, ndërkaq synohet përgjithësisht luftimi i drogës në mesin e të rinjve. Task Forca do të ndërmerr veprimet e nevojshme që droga të mos jetë prezentë te të rinjtë.