Haradinaj: Gjakova po hynë fuqishëm në hartën zhvillimore

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot ishte pjesëmarrës në ceremoninë e fillimit të punimeve të qarkores së Gjakovës.

Haradinaj në këtë rast është shprehur se qytetarët e kësaj komune do të jenë dëshmitarë të një epoke të re të zhvillimit.

Sipas tij, Gjakova po hynë fuqishëm në hartën zhvillimore dhe po i hapet perspektivë e re.

“Gjakova po hyn fuqishëm në hartën zhvillimore. Kënaqësi të isha pjesëmarrës në ceremoninë e fillimit të punimeve të qarkores së Gjakovës. Qytetarët e kësaj komune, gjatë kohë të privuar nga investimet kapitale, shumë shpejt do të jenë dëshmitarë të një epoke të re të zhvillimit. Me krijimin e Zonës së Veçantë Amerikane si dhe me finalizimin e kësaj rruge, Gjakovës i hapet perspektivë e re”, ka shkruar kryeministri Ramush Haradinaj në rrjetin social ‘Facebook”.