Ramush Haradinaj dhe Nataliya Apostolova ne treyzen per 3 vjetorin e MSA-se Foto: KALLXO.com

Haradinaj: Federica Mogherini e ka devijuar dialogun

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është ankuar edhe njëherë për rolin e Përfaqësueses së lartë të BE-SË, Federica Mogherini, për politikat e saj karshi Kosovës.

Sipas Haradinajt, Mogherini e ka devijuar procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

“Mogherini me idenë e shkëmbimit të territoreve e ka deviju dialogun dhe na ka shkaktu trauma të brendshme”, tha Haradinaj gjatë një treyze politike të organizuar nga Instituti Epik për 3 vjetorin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimitt (MSA).

Ai ka folur edhe për cështjen e liberalizimit të vizave. Haradinaj shpreson se ministrat e jashtëm të BE-së do të votojnë për largimin e vizave.

“Shpresojë që ministrat e jashtëm të ardhshëm të BE-së do të votojnë për largimin e vizave për qytetarët e Kosovës sepse do të jetë një ndihmesë e ndërsjellët. BE ka shumë konsumator të Kosovës dhe do të ketë ekonomi më te mirë”, u shprehë tutje Haradinaj.

Në këtë takim ishte e pranishme edhe shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova që në mes tjerash u shprehë që tarifa prej 100% ndaj produkteve serbe dhe boshnjake është në kundërshtim me MSA-në.

“MSA nuk sjell vetëm përfitime por edhe përgjegjësi. I bëj thirrje për një vëmendje lidershipit politik të Kosovës, janë një numër i madh vendimeve ndaj Kosovës. Tarifa 100% është kundër MSA-së”, tha Apostolova në këtë tryezë.

Njëjtë si ambasadori i Zvicrës javën e kaluar edhe Apostolave përmendi fondet e BE-së në Kosovë.

“Fatkeqësisht, interesat politike private kanë rezultuar në anulimin e  politikave të BE-së.  Ne po i qasemi rishikimit të parë te MSA-së që pritet të ndodhë në fillim të vitit 2021, kjo është duke ndodhë për te pestën herë, ftoj krerët e shtetit të punojnë më fortë në luftimin e korrupsionit dhe në krimin e organizuar”, shtoi Apostolova gjatë diskutimit të saj në këtë treyzë.