Ramush Haradinaj - Alexandra Papadopoulou

Haradinaj dhe shefja EULEX-it Papadopoulou, flasin për sundimin e ligjit

Kryeministri I Kosovës Ramush Haradinaj ka zhvilluar takim të rregullt me shefen e EULEX-it Alexandra Papadopoulou.

Siç njofton kryeministri në Facebook, në këtë takim është bashkëbiseduar për angazhimin e përbashkët në fuqizimin e sundimit të ligjit.

“Në takimin e rregullt me shefen e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou, bashkëbiseduam për angazhimin tonë të përbashkët në fuqizimin e sundimit të ligjit, në mandatin ekzistues për të ofruar asistencë dhe këshillëdhënie sistemit tonë të drejtësisë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.