Ramush Haradinaj e Kadri Veseli gjatë fushatës për zgjedhjet e 11 qershorit - Foto: Facebook

Haradinaj: Besoj se Nesër e Prezantojmë Kabinetin Qeveritar

I mandatuari për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se nesër do të prezantohet kabineti qeveritar.

“E dimë të gjithë procedurën. Me kërkesën për seancë i dorëzojmë edhe qëllimet programore. Programi vjen pas një kohe për të gjithë. Besoj për nesër do të prezantojmë edhe kabinetin. Do të ndjekim procedurat ligjore”, ka Haradinaj në një konferencë të përbashkët me kryetarin e rizgjedhur të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin.

Ramush Haradinaj tha po ashtu se janë përgatitur për të formuar qeverinë e re.

Ai tha se duhet të ketë mobilizim më të madh qeverisës për të përmirësuar gjendjen në Kosovë.

“Është gjendja jo e mirë në vend. Besoj që është një sinjal për ata që mendojnë se marrja e rrugëve të botës është zgjidhje. Kjo nuk është ashtu. Zgjidhja është këtu”, ka thënë Haradinaj.

Pasi ka pranuar propozimin nga koalicioni fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit për kandidatin për kryeministër të Kosovës, presidenti Hashim Thaçi e ka caktuar Ramush Haradinajn mandatar për formimin e Qeverisë së re të Kosovës. /21Media